1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ushtari i parë rus që do të dal në gjyq për KRlME ndaj ukrainasve është komandant 21 vjeçar

Rekomandime

Ukraina ka njoftuar se do të sjell para drejtësisë ushtarin e parë rus pasi dyshohet se ka mbytur një 62-vjeçar në rajonin Sumy të Ukrainës.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se ka ngritur një aktakuzë kundër Vadim Shishimarin, komandant i njësisë ushtarake 32010 të Divizionit të 4-të të Tankeve Kantemirov të rajonit të Moskës.

- Advertisement -

Hetimi pretendon se 21-vjeçari rus eliminoi një banor 62-vjeçar të paarmatosur, i cili po ngiste një biçikletë përgjatë rrugës në fshatin Chupakhivka në rajonin e Sumy më 28 shkurt.

Sipas deklaratës, forcat ruse hynë në fshat me një veturë të vjedhur me rrota të shpuara. Gjatë rrugës, ata panë një burrë që kthehej në shtëpi dhe po fliste në telefon, sipas deklaratës.

Një nga rusët urdhëroi një rreshter të vriste civilin në mënyrë që të mos i raportonte ushtrisë ukrainase. Shishimarin qëIIoi disa të shtëna nga dritarja e hapur e një veture dhe e g0diti në kokë të moshuarin.

- Advertisement -

“Shishimarin është aktualisht në paraburgim. Prokurorët dhe hetuesit e SBU kanë mbledhur prova të mjaftueshme për përfshirjen e tij në shkeljen e ligjeve dhe zakoneve të Iuftës, të kombinuara me vr*asje me paramendim (Pjesa 2 e nenit 438 të Kodit Penal të Ukrainës). Ai përballet me 10 dhe 15 vjet burg ose burgim të përjetshëm”, njoftoi prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit