Sali Berisha: Vuçiq është Putin-i i vogël, tha se duhen ekzekutuar 100 myslimanë për 1 serb

0
25

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, dje u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi kërkesën e shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike” dhe kërkesën e një grupi deputetësh për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e GJEN0ClDlT të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”.

Konferenca e Kryetarëve vendosi rrëzimin e kërkesës “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike”. Konferenca e Kryetarëve nuk pati dakortësi për kërkesën për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e GJEN0ClDlT të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë” dhe vendosi t’ia kalojë seancës plenare.

Ndërkohë nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha tha se e përgëzon këtë nismë, ndërsa shtoi është e domosdoshme njohja e GJEN0ClDlT.

“Njohja e GJEN0ClDlT është një akt i domosdoshëm për kombet. Ata që nuk e njohin kanë ndërgjegje para historike. Njohja është një kusht themelor që të mos përsëritet më. Nuk ka asnjë synim ndëshkimor ndaj serbëve te sotëm. Por pa dyshim udhëheqësit, si Aleksandër Vucic i cili është regjistruar se për cdo serb duhet të VRlTEN 100 myslimanë. Parimi klasik i gjenocidit në urrejtjen fetare. Kemi detyrim madhor për të dënuar këtë GJEN0ClD.” tha Berisha.

Berisha hodhi akuza edhe ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e quajtur si Putini i vogël.

“Në rast se Ballkani nuk ecën drejt BE, një nga shkaqet madhore është qëndrimi i gabuar i komunitetit ndërkombëtar ndaj Vuçiç. Pasi është një Putin i vogël i gatshëm të përsëris GJEN0ClDlN serb në çdo kohë” tha Berisha.” tha Berisha.