6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

“Serbia ta gëlltisë më lehtë pavarësinë e Kosovës”, Dacic: Do të vazhdojë ta pengojë anëtarësimin në KiE

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se Serbia vazhdimisht ka bërë përpjekje dhe thirrje që Kosova të mos anëtarësohet në Këshillin e Europës.

Ai ka thënë se që nga dita e parë kur është riemëruar shef i diplomacisë serbe ka filluar ta trajtojë këtë çështje.

- Advertisement -

”Që në ditën e parë të kthimit tim në Ministrinë e Punëve të Jashtme e kam trajtuar pikërisht këtë çështje, sepse edhe kjo është pjesë e presionit të përgjithshëm të ushtruar ndaj Serbisë.

Nuk jemi në një pozicion të favorshëm, nuk është sekret, sepse pranimi i anëtarëve të rinj në Këshillin e Evropës nuk kërkon pëlqimin e të gjithëve, por dy të tretat e anëtarëve aktualë,” tha ai.

Më tutje, Dacic shton se lobimi i Kosovës për të hyrë në KiE ka vazhduar për një kohë të gjatë, mirëpo ‘pengesë’ e vendit tonë për t’u anëtarësuar sipas tij do të jetë Serbia, e cila do të vazhdojë të punojë rreth kësaj.

- Advertisement -

I pyetur nëse Rusia do të ishte mirëkuptuese nëse Serbia vendos sanksione ndaj saj, ai u përgjigj me pyetje: “A mendoni se dikush në bashkësinë ndërkombëtare do t’ju falte për diçka?”.

Ai tha se është e vërtetë se Serbia është në mes të dy presioneve, “pritshmërive” nga Perëndimi dhe Rusia, që sipas tij nuk është për t’u habitur, sepse secili shikon interesat e veta.

- Advertisement -

“Rusia beson se Kosova është një precedent që mund të jetë i mirë për çdo territor separatist në botë, Perëndimi beson se është sui generis që vlen vetëm për Kosovën dhe askund tjetër në botë”, tha Daçiq.

Duke folur për qëndrimin e Perëndimit, ai tha se “nuk po kërkojmë më zgjidhje politike të problemit të Kosovës, por vetëm anesteziologjike, në mënyrë që Serbia ta gëlltisë më lehtë pavarësinë e Kosovës”.

“Është një qasje krejtësisht e gabuar dhe nuk mund të ketë përgjigje pozitive nga ana jonë. Prandaj Vuçiq e ka paraqitur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ne do të bëjmë gjithçka për të vazhduar dialogun, por ata nuk na japin hapësirë ​​dhe tema që zhvillojnë dialogun”, tha Daçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit