-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ushtari rus shkoi për të Iuftuar në Ukrainë, bashkëshortja ruse i jep leje të përdhunoj gratë ukrainase

Rekomandime

Një grua nga Rusia është regjistruar duke biseduar në telefon me bashkëshortin e saj që është ushtar në Ukrainë – të cilit ajo i jep leje që të përdhunojë gratë ukrainase, por duke ia bërë me dije se duhet të përdorë “mbrojtje” kur të kryen këto KRlME shkruan NewYorkPost.

Organet e sigurisë në Ukrainë kanë arritur të kapin një bisedë telefonike mes një çifti bashkëshortor nga Rusia, kurse audio incizimi është postuar në Telegram, me qëllim që e tërë bota ta kuptojë se çfarë janë duke bërë rusët në Ukrainë.

- Advertisement -

Materiali i regjistruar është titulluar: “gratë e pushtuesve rusë po i lejojnë burrat e tyre të përdhunojnë femrat ukrainase”.

“Po bëje me gratë ukrainase. Përdhunoji, por thjesht mos më trego asgjë për këtë më pas. Dhe përdor mjete kontraceptive”, dëgjohet duke thënë rusja derisa po bisedonte me bashkëshortin e saj që është dërguar me urdhër të Putinit të Iuftojë në Ukrainë.

“Pra, mund të përdhunojë dhe mos të tregojë asgjë”, dëgjohet ushtari rus duke iu përgjigjur gruas e cila madje qesh gjatë tërë bisedës telefonike.

- Advertisement -

E kjo bisedë mes çiftit rus po vjen në kohën kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po akuzon ushtrinë ruse për përdhunimin e qindra femrave ukrainase.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit