8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

SHBA: Mlladiq dhe Karagjiq janë KRlMlNELË Iufte, s’ka mohim e mural që e ndryshon këtë

Rekomandime

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përkujtuar GJEN0ClDlN serb në Srebrenicë me disa fotografi të publikuara të ambasadorit Michael Murphy në kompleksin memorial.

Në një postim në Twitter, SHBA thotë se komandantët serbë që udhëhoqën GJEN0ClDDlN ndaj boshnjakëve civilë janë KRlMlNEL Iufte dhe nuk janë heronj nga asnjë perspektivë.

- Advertisement -

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta harrojnë kurrë GJEN0ClDlN e Srebrenicës të kryer nga elemente të ushtrisë së Republikës Srpska nën komandën e Ratko Mlladiqit dhe Radovan Karagjiqit. Mlladiq dhe Karagjiq janë kriminelë lufte, jo heronj. S’ka mohim, as mural e as monument që mund të ndryshojë këtë”, ka shkruar ambasada amerikane në Bosnje e Hercegovinë.

Ambasada aludoi në muralin e Mlladiqit që është pikturuar në fasadën e një ndërtese në Beograd, një muaj pasi Gjykata në Hagë ka konfirmuar dënimin e tij të përjetshëm, më 8 qershor. Disa aktivistë në Beograd kishin protestuar për ta hequr muralin, por policia serbe kishte arrestuar një prej tyre që hodhi vezë në drejtim të muralit me arsyetimin se e kanë për obligim ta ruajnë rendi dhe qetësinë. Po ashtu, aktivistëve iu desh të përballen edhe me djathtistët që brohorisnin në mbështetje të KRlMlNELlT të Iuftës.

- Advertisement -

Por, figura e KRlMlNELEVE të Iuftës në Serbi nuk nderohet vetëm nga qytetarët nacionalistë. Ministra serbë shpeshherë janë parë duke nderuar dhe lavdëruar edhe KRlMlNEL të tjerë Iufte. Së fundi, ministri i Mbrojtjes Aleksandar kishte bërë homazhe para një busti të ngritur në Beograd të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

- Advertisement -

Përveç muralit të Ratko Mlladiq, në qendër të Beogradit u shfaqën edhe dy murale të tjera: ai i komandantit çetnik të Iuftës së Dytë Botërore, Drazha Mihajlloviq dhe i dukës serb të Iuftës së Parë Botërore, Zhivojin Mishiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit