18.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Ushtria amerikane dhe greke zbarkon me qindra helikopterë e ushtarë pranë kufirit turk

Rekomandime

146 helikopterë, 1 800 mjetë ushtarake dhe dhjetra mijëra ushtarë amerikanë dhe grekë pritet të zhvillojnë stërvitjen e madhe ushtarake në kuadër të NATO-s në Aleksandropulos.

- Advertisement -

Stërvitja, e cila zhvillohet në disa vende të NATO-s, përfshi edhe Greqinë quhet “Defender Europe 2021” dhe synon testimin e aftësisë ushtarake të vendeve anëtarë ndaj kërcënimeve te jashtme.

Mediat raportojnë se stërvitja është duke u zhvilluar edhe në vende si Gjermania, Franca, Italia, Belgjika si edhe vendet e Ballkanit, përfshi Shqipërinë.

Në kuadër të kësaj stërvitjeje në portin grek të Aleksandropulosit ka filluar zbarkimi i anijeve ushtarake amerikane, të cilët pritet të sjellin 115 helikopterë të avancuar Apache, 10 helikopterë Chinooke si edhe 20 helikopterë Sikorsky.

- Advertisement -

Ndërkohë, Turqia merr pjesë në këtë stërvitje me staf të reduktuar duke futur në inventarin e NATO-s vetëm një fregatë dhe një nëndetëse.

Angazhimi i ulët i Turqisë ndaj NATO-s vjen për shkak të përplasjeve të vazhdueshme pas blerjes së raketave ruse S-400 nga Ankaraja, gjë e cila i ka mërzitur jo pak amerikanët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit