0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ushtria amerikane zhvillon armën e re laserike, më e fuqishmja deri më tani

Rekomandime

Ushtria amerikane gjatë vitit të ardhshëm planifikon të demonstroj punën e armës laserike prej 300 kilovatëve, që po konsiderohet si arma më e fuqishme deri më sot.

Arma me madhësi të kontejnerit të anijes që montohet në një kamion, po zhvillohet nga kompanitë General Atomics Electromagentic Systems (GA-EMS) dhe Boeing.

- Advertisement -

“Kjo armë laserike me fuqi të madhe, do të jetë arma më vdekjeprurëse që deri më tani është prodhuar”, tha Scott Forney, presidenti i GA-EMS.

Marina amerikanë qysh në vitin 2014, vendosi në luftanijen USS Ponce armën e parë laserike prej 30 kilovatëve.

Shumica e laserëve të ushtrisë prodhojnë nga 30 deri në 100 kilovat, që kryesisht mjaftojnë për rrëzimin e dronëve të vegjël, kështu kjo armë e re do të duhej të ishte dukshëm më e fuqishme.

- Advertisement -

Justin Bronk nga organizata britanike Royal United Services Institute, konsideron që një laser i tillë mund të rrëzojë objekte më të mëdha sesa droni.

“Me këtë laser do të mund të rrëzoheshin edhe raketat balistike, dronët, aeroplanët e helikopterët”, shtoi Bronk.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit