0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ushtria e Kosovës po bëhet, sot numër rekord i rekrutëve, me 28 nëntor hapet konkursi tjetër

Rekomandime

Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë sot është mbajtur ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj.

Plot 311 ushtarë të rinj janë betuar sot, që përban numrin më të madh për ushtrinë e Kosovës deri më tani.

- Advertisement -

Ministri Mehaj para të pranishmëve ka njoftuar se me 28 nëntor do të hapet konkursi tjetër për pranimin e ushtarëve të ri.

“Sot kur pe mbyllim këtë proces, ju njoftoj se konkursin e ri per pranimin e ushtareve te rinj do ta hapim me 28 nëntor. Çertifikimi juaj po ndodhë në një datë të veçant, 11 nëntor kur është nënshkruar marrëveshja e paqes.

Për atdhe derdhim djersë, për atdhe derdhim lot e për atdhe derdhim gjak. Në venat tua keni AND-në e ushtrisë së Kosovës, keni ADN-në e Adem Jasharit.

- Advertisement -

Të nderuar ushtarë, rrugëtimi do të ishte i pamundur pa aleatët tanë, mirënjohje për aleatët tanë duhet të jëtë gjithmonë në rend të parë, pa përkrahjen e tyre nuk do të mund të ia dalim dot. Të jeni krenarë më vajzat dhe djemtë tuaj, këta do të na dalin zot, na priftë e mbara”, tha Mehaj

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit