21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Hoxha kosovar: Mos ju bëni zullum LGBT-së

Rekomandime

Një ditë pasi bashkësitë fetare në Kosovë dolën me qëndrim të përbashkët kundër martesave të gjinisë së njëjtë, hoxha kosovar, Drilon Gashi, ka bërë thirrje që të mos u bëjnë zullum pjesëtarëve të komunitetit LGBTI.

Përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka sugjeruar se “më mirë është që të reagohet kundër hajnisë së milionave, shtypjes së punëtorëve, krimeve të Serbisë, dhunimit të të miturave dhe mosfunksionimit të gjykatave në vend”.

- Advertisement -

Sipas Gashit, “feja islame nuk i gjykon ndjejnat brendshme të njerëzve të cilat vijnë në mënyrë natyrore, e për të cilat njeriu nuk ka kontrollë, si ndjenja e dashurisë”.

Sa i përket fesë islame, ajo nuk i gjykon ndjenjat e brendshme të njerëzve të cilat vijnë në mënyrë natyrore, e për të cilat njeriu nuk ka kontrollë, si f.v. ndjenja e dashurisë. Të gjithë ata persona të cilët kanë tendenca të brendshme për shkak të ndjenjave të tyre, nuk mund të themi se po bëjnë haram, sepse harami e hallalli ndërlidhet me çështjet që njeriu ka zgjidhje në to apo sjelljet fakultative, e jo sjelljet kompulsive. Islami gjykon vetëm sjelljet e tona të cilat ne mund t’i kontrollojmë”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Bashkësitë fetare në Kosovë janë bërë bashkë si rrallëherë. Ato kanë dalë njëzëri me një deklaratë kundër martesave mes gjinisë së njëjtë, e drejtë e cila pritet të përfshihet në Kodin e ri Civil.

- Advertisement -

Bashkesia Islame e Kosoves, Dioqeza Prizren-Prishtine (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosoves dhe Bashkesia Hebraike e Kosoves shprehin shqetesimin lidhur me projektligjin per ndryshimin e Kodit Civil, pjesa e familjes, ku po rezultohet qe te dobesohet perkufizimi dhe funksionimi i marteses ne Kosove”, thuhet në deklaratën e përbashkët të bashkësive fetare.

Bashkësitë fetare të Kosovës thonë se mbesin të bashkuara për “mbrojtjen e se drejtes se jetes se fetusit prej ngjizjes e tradicionale derisa ai lind”.

- Advertisement -

Ta prekesh riperkufizimin e marteses dhe te pjesermarresve ne te, pra te burrit e te gruas e lindur femer, mendojme se po cenohet vullneti i Zotit si dhe zbulesa e Tij e shenjte”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.

Bashkesite fetare te Kosoves mbesin te bashkuara dhe me nje ze te vetem para ligjvenesve te Kuvendit te Kosoves, para qeverise dhe institucioneve te tjera, qe te hegin dore prej cdo ndryshimi, prej cdo riperkufizimi, prej ado riinterpretimi te neneve per tatusin e bashkeshorteve ne vendin tone”, theksohet në deklaratën e nënshkruar nga krerët e bashkësive fetare të vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit