0.3 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ushtria e Maqedonisë së Veriut merr nga Amerika pajisje mbrojtëse atomike, biologjike dhe kimike

Rekomandime

Radmila Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes sot ishte në kazermën “Gjorçe Petrov” për të kontrolluar pajisjet e reja për mbrojtje atomike, biologjike dhe kimike (MABK), që janë pjesë e donacionit nga Komanda evropiane e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Në MABK përfshihet: maska, çizme e kostume mbrojtëse, filtra për maska, mbrojtje për këmbët, shishe ajri për maskat mbrojtëse, megafonë për maska mbrojtëse dhe kompresorë ajri.

Ndërkohë ministrja u shpreh se është në pritje të plotësimit të ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, shkruan Portalb.mk përcjellë Klan Kosova.

“Momenti kur vitin e kaluar arritëm të pranojmë pothuajse 400 ushtarë të rinj ishte pozitiv, ndërsa këtë vit shpresoj deri në fund të vitit numri do të shtohet për 250 tjerë. Dje patët rastin të shihni si e zgjidhëm plotësisht çështje e 97 ushtarëve profesional të cilët këtë vit kanë mbushur 45 vjet dhe për të gjithë siguruam vende pune të mira dhe mirë të paguara“, tha Shekerinska.

- Advertisement -

Kjo është faza e parë e donacionit, derisa donacioni i plotë do të kompletohet gjatë vitit 2020.

Në kuadër të donacionit nga fillimi i vitit të ardhshëm është përfshirë edhe trajnimi për të gjithë pjesëtarët të cilët do ta shfrytëzojnë pajisjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit