12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Ushtria e Ukrainës njofton për dëmet që ja bëri Rusisë gjatë 24 orëve

Rekomandime

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka bërë një tjetër bilanc të luftimeve në vend dhe ka arritur në rezultatin se 16600 rusë janë eliminuar që nga nisja e pushtimit me 24 shkurt.

Lajmi u publikua dhe nga mediat vendase, të cilat gjithashtu citojnë dhe palën ruse që mohon këto shifra të mëdha fatalitetesh, duke thënë se ushtarët e eliminuar gjatë “operacionit special” në Ukrainë janë vetëm 1351.

- Advertisement -

Gjatë ditës së fundit, Ministria ukrainase e Mbrojtjes deklaroi se ushtria ruse ka përdorur bomba thërrmuese në zonën rezidenciale të Krasnohorivka, ndërkohë që një depozitë armësh pranë Kievit u bombardua nga Deti i Zi.

Rusia nga ana e saj njofton se gjatë 24 orëve të fundit, sistemi kundërajror ka asgjësuar 18 dronë ukrainas në Nova Basan, Pisky, Boryspil, Snovsk, Vyshneve, Koryukivka dhe Petrivskyi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit