Ukraina pretendon se ka eliminuar zëvendëskomandantin e flotës ruse të Detit të Zi, Andrey Paliy.
Ky është i fundit në një grup udhëheqësish të rangut të lartë ushtarakë rusë që Ukraina thotë se kanë vd*ekur në betejë, megjithëse e fundit nuk është konfirmuar nga Moska.
Megjithatë, kuptohet se Paliy është oficeri i parë i marinës që u vra në pushtimin e Ukrainës, i cili u nis më 24 shkurt. Rrethanat rreth eliminimit së tij mbeten të paqarta.
Dje, Kievi tha se kishte eliminuar gjeneral-lejtnant Andrei Mordvichev në luftime pranë qytetit jugor Kherson. Ai do të ishte gjenerali i pestë rus që kishte vdekur.