5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ushtria ukrainase godet me Bayraktar dhe e fundos edhe një anije Iuftarake ruse

Rekomandime

Ushtria ukrainase thotë se ka fundosur një anije ruse të tipit Serna që i përket flotës ruse të Detit të Zi.

“Në ujërat e Detit të Zi, u shkatërrua një mjet zbarkues armik i tipit Serna”, njoftoi të shtunën, më 7 maj, në kanalin e aplikacionit të komunikimeve Telegram, zëdhënësi ushtarak, Serhiy Bratschuk.

- Advertisement -

Ai publikoi një video ku pretendonte se tregonte një dron që gjuajti anijen.

Autenticiteti i pamjeve nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

- Advertisement -

Fillimisht nuk pati asnjë reagim nga pala ruse.

Një ditë më parë, gazetarët ukrainas kishin raportuar se një anije Iuftarake ruse ishte qëlluar dhe kishte marrë zjarr në këtë zonë – megjithëse kjo nuk u konfirmua zyrtarisht as nga Kievi dhe as nga Moska.

- Advertisement -

Kohë më parë, ukrainasit patën goditur anijen ruse Moskva në Detin e Zi.

Ajo cilësohej si anija më e madhe ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit