0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ushtria ukrainase: Kemi eliminuar mbi 70 mijë trupa të Putinit, shkatërruam 2 mijë e 659 tanke

Rekomandime

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pretendon se Rusia që nga fillimi i Iuftës në Ukrainë më 24 shkurt e deri më tani ka humbur 70 mijë e 250 ushtarë ndërsa në ditën e fundit ushtria ruse ka humbur 550 ushtarë.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës thuhet se Ukraina ka rrëzuar 273 avionë, 252 helikopterë dhe ka shkatërruar 2 mijë e 659 tanke, 5 mijë e 401 mjete të blinduara, 1 mijë e 708 topa, 380 raketahedhëse dhe 195 sisteme të mbrojtjes ajrore që i përkasin ushtrisë ruse, shkruan Anadolu.

- Advertisement -

“Forcat ruse kanë humbur 4.107 automjete, 16 anije dhe skafe të lehta shpejtësie, 1.406 mjete ajrore pa pilot (dronë)”, bëhet e ditur në deklaratë ku theksohet se 351 raketa lundruese të lëshuara nga ushtria ruse janë goditur dhe shkatërruar nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu më 21 shtator deklaroi në se luftën me Ukrainën kanë humbur jetën 5 mijë e 937 ushtarë rusë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit