10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Abazoviç ngre alarmin: Për mua po përgatisin të njëjtin skenar si për Gjinçiçin

Rekomandime

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në seancën e kontrollit në Komisionin e Sigurisë tha se një diplomat i huaj i kishte thënë se për të po përgatitej i njëjti skenar si për kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjinçiç.

Ai diplomat, thotë ai, i ka treguar se një skenar i tillë është përgatitur për të krijuar përshtypjen se ai nuk është likuiduar për shkak të Iuftës kundër KRlMlT, por për shkak të lidhjes së tij me KRlMlN.

- Advertisement -

Ai deklaroi se Iufta e qeverisë së tij kundër kontrabandës së cigareve është e pa të metë dhe se situata me kamionin e cigareve që u zhduk “ishte një montim”.

“Unë jam gati të përgjigjem dhe të shkoj në burg, por kjo nuk do ta zgjidhë problemin e kontrabandës. Disa kanë krijuar perandori nga kontrabanda. Katër njerëz humbën jetën për shkak të kontrabandës së cigareve”, tha Abazoviç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit