2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vajza e Putinit në lidhje dashurie më një djalë të quajtur Zelensky

Rekomandime

Pas humbjeve që ushtria e Vladimir Putin raportohet se po pëson në sulmin ndaj Ukrainës, mbiemri i të dashurës së liderit rus duket se po i hap më shumë plagët e luftës.

- Advertisement -

35 vjeçarja Katerina Tikhonova, është e lidhur me kërcimtarin rus të baletit Igor Zelensky, zbulohet në një investigim të mediave perëndimore.

Sanksionet ndaj familjes së Putin e kanë ndaluar Tikonovën të fluturojë nga Moska drejt Munihut për të qenë me të dashurin e saj, i cili çuditërisht ka mbiemrin e njëjtë me presidentin armik të ushtrisë së babait të saj, Voloydmyr Zelensky.

Partneri i saj me të cilin ka një vajzë dy-vjeçare, është kërcimtar udhëheqës i trupës dhe tashmë regjisor që ka drejtuar trupën shtetërore të baletit të Bavarisë.

- Advertisement -

Zbulimi vjen pas investigimit të rrjetit rus IStories dhe atij gjerman Der Spiegel.

Më parë Tikhonova, akrobate e kthyer në shkencëtare dhe tashmë biznesmene, ka qenë e martuar në milionerin rus Kirill Shamalov, 40 vjeç.

- Advertisement -

Por ata raportohet se u ndanë në 2017 kur ajo nisi marrëdhënien me 52 vjeçarin Zelensky, i cili ka dy vajza nga martesa me koreografen Yana Serebryakova.

Deri para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ajo raportohet se jetonte me të dashurin në Gjermani.

“Për dy vjet nga 2017 deri në 2019, nëna e vajzës së vogël duhet të fluturonte shpesh nga Moska në Munih dhe anasjelltas”, shkruante IStories.

Investigimi i gazetës zbulonte dokumente që provonin fluturimet e grupit ‘Tikhonova, Zelensky, një fëmijë, dado dhe roje sigurie’.

Sipas zbulimeve ajo ka fluturuar drejt Munihut rreth 40 herë brenda dy vjetëve, për të qenë me burrin e quajtur ironikisht Zelensky.

Ky i fundit njihet në Rusi si një nga balerinët më të suksesshëm, me trupën e baletit të Shën Petersburg Mariinsky, dhe me trupën e baletit të New York City.

Burime anonime kishin furnizuar mediat me dokumentet, emailet dhe detaje të pasaportave të udhetuesve dhe rojeve të tyre sigurisë të drejtuara nga Alexei Skripchak.

Zelensky, rus me origjinë gjeorgjiane, nuk ka lidhje fisnore me presidentin aktual të Ukrainës.

Der Spiegel shkruante se Zelensky “ka më shumë gjasa” të jetë partneri i bijës së Putin, shkruan Mail online.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit