1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vajzat e grupit serb në “Eurovision” këndojnë shqip

Rekomandime

Tri këngëtaret serbe kënduan shqip në intervistën e fundit.

- Advertisement -

Serbia këtë vit përfaqësohet nga grupi “Hurricane” në “Eurovision”, grup i cili bëhet pjesë nga tri vajza, shkruan lajmi.net.

Treshja e Serbisë ishin të ftuara së fundi për një intervistë në “Abc e Pasditës”, ku treguan se çfarë menduan për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovison.

Këngëtaret komplimentuan Anxhela Peristerin për zërin, ndërsa befasuan duke kënduar një pjesë të këngës “Karma”.

- Advertisement -

“Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën. Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”, u shprehën ato.

Ndër të tjera, “Hurricane” e lanë të hapur mundësinë për bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar, duke thënë se janë apolitike.

- Advertisement -

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Anxhela Peristeri, e cila performon në natën e dytë të “Eurovison”, më 20 maj, që këtë vit mbahet në Roterdam.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit