12 C
Pristina
Monday, April 22, 2024

Vaksina kundër Covid-19, Fauci u kërkon falje britanikëve, tha se nuk e analizuan me kujdes

Rekomandime

Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane, ka kërkuar falje për vërejtjet që dukej se kritikonin procesin e miratimit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar.

- Advertisement -

“Unë kam një besim të madh në atë që bën Mbretëria e Bashkuar si shkencërisht, ashtu edhe nga pikëpamja e rregullatorit”–  tha Dr Fauci ditën e enjte për BBC.

Mbretëria e Bashkuar ditën e mërkurë u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizerit për të luftuar Covid-19.

Theksojmë se mjeku në një intervistë  të dhënë për Fox News kishte thënë se britanikët nuk e kishin analizuar vaksinën me aq kujdes sa rregullatorët shëndetësorë të SHBA’së.

- Advertisement -

Më pas, ditën e enjte, ai tërhoqi komentet dhe tha se nuk kishte “dyshime në mënyrën se si Britania e Madhe e bëri atë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit