9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Valbon Krasniqi flet për valën e dytë të koronavirusit

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Valbon Krasniqi ka folur për gjendjen me pandeminë në vend.

Ai tha se planifikimi për pandeminë ka qenë për tre muaj. Mirëpo, shton ai, tani duhet të bëhen planifikime të reja, sa i përket furnizimeve me materiale mbrojtëse.

- Advertisement -

Krasniqi ka folur edhe për valën e dytë të koronavirusit.

Duke e komentuar “dy javëshin” e virusit, ai tha se kjo po shihet në gjithë botën se kjo pandemi nuk po “zhduket” në stina të ndryshme.

“Është një virus me shumë të panjohura. Është shumë e vështirë të parashikohet vala e dytë se a do të vijë në vjeshtë apo në dimër, apo si do të paraqitet”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Ai tha se ende është diskutabile edhe çështja e imunitetit.

“Disa studime po thonë që imuniteti zgjatë tre muaj pas infektimit, mirëpo nuk ka një qëndrim përfundimtar për këtë çështje”, tha ai.

- Advertisement -

Sidoqoftë, ka shtuar ai që Kosova duhet të jetë e përgatitur për secilin skenar të mundshëm.

Ai ka folur edhe për hapjen e shkollave.

“Nëse ne do ta mbajmë maskën, e mbajmë distancën dhe respektojmë masat tjera, atëherë mund të hapen shkollat dhe të vazhdoj procesi mësimor”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit