1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Valdete Daka i reagon Avokatit të Popullit: Ke marrë anën e atyre që janë më të fortë

Rekomandime

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka me 27 tetor i ishte drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Megjithatë edhe përkundër vërejtjeve nga ana e Bashkimit Evropian, Avokati i Popullit konstaton se vendimi për shkarkim e kryetares së KQZ-së përcaktohet me ligj.

- Advertisement -

Kështu që kërkesa e Valdete Dakës është refuzuar.

Në lidhje me këtë Daka në emisionin DIREKT në ATV ka thënë se në këtë rast Avokati i Popullit ka marrë anën e më të fortit.

“Unë ende nuk e kam këtë vendim të Avokatit të Popullit, nuk e di në çka është thirr ky vendim. Mendoj se është për të ardhur keq kur institucioni i vetëm të cilit unë kam mundur t’i drejtohem dhe ndërmjet të cilit kam mundur ta di se a ka qenë i drejtë shkarkimi im apo jo është i heshtur. Avokati i popullit është institucioni i cili duhet t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, në këtë rast si duket ka marrë anën e atyre që janë më të fortë”, tha ajo.

- Advertisement -

Ndërsa ka shtuar se nëse Avokati i Popullit do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj do të dihej nëse vendimi i Presidentes, Vjosa Osmani ishte i drejtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit