Pasi Glauk Konjufca në “Debat Plus” drejtoi gishtin nga Valdete Daka për mos certifikimin e Kurtit ka reaguar kjo e fundit.
Daka, pas deklaratave të Glauk Konjufcës, është ndjerë e kërcënuar.
Moderatori Ermal Panduri tha se Daka ka kërkuar hapësirë mediale, por që për shkak të gjendjes emocionale e ka të pamundur të kyçet në debat.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbaton vetëm Ligjin e zgjedhjeve”, ka thënë Daka në mesazhin që e ka lexuar Panduri.
Konjufca ka akuzuar kryetaren e KQZ-së Valdete Daka se po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit.
“Personi që në KQZ po ndikon që edhe kërkesa me qenë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka”, ka thënë Kurti.