2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Valë e dytë e Covid-19? Epidemiologu i njohur suedez tregon çfarë mund të ndodhë

Rekomandime

“Suedia mund të hasë shpërthime lokale, por jo një valë të madhe të dytë të rasteve me COVID-19 në vjeshtë, siç janë spitalet e përmbytura disa muaj më parë”.

- Advertisement -

Keshtu ka thene epidemiologu i njohur i Suedise, raporton “Reuters”.

Suedia ka qenë një ndër vendet më të rëndësishme në luftën e Evropës kundër koronavirusit të ri, duke mbajtur bizneset, restorantet dhe shkollat të hapura përgjatë gjithë pandemisë, duke mos rekomanduar përdorimin e maskave të fytyrës, të cilat mbeten një pamje e rrallë në rrugët e qytetit.

Për frymë, Suedia ka pësuar shumë herë më shumë vdekje nga COVID-19 sesa fqinjët e saj, megjithëse jo aq sa vendet më të goditura të Evropës, si Belgjika, Spanja dhe Britania.

- Advertisement -

Rastet e reja, shtrimet në spital dhe vdekshmëria kanë rënë ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit.

Me shumicën e suedezëve që janë rikthyer nga pushimet verore dhe me rihapjen e shkollave javën e kaluar për semestrin e ri, ekzistojnë shqetësime se vendi mund të përballet me një valë të dytë të infeksioneve.

- Advertisement -

“Ne nuk besojmë se do të kemi një valë të dytë klasike, siç janë ato që shihen në pandemitë e gripit, ku përsëri prekeni nga sëmundjet ngjitëse në komunitet,”- tha Shefi Epidemiolog, Anders Tegnell. në një intervistë për transmetuesin “TV4”.

“Kjo sëmundje duket se funksionon në një mënyrë tjetër. Përhapja është më e ngadaltë, kështu që gjasat janë që të kemi shpërthime në vende të caktuara, në vende pune dhe ambiente të ngjashme, gjatë vjeshtës,”- shtoi ai.

Një grup shkencëtarësh, që kane qenë prej kohësh kritik ndaj përgjigjes së vendit lidhur me pandemine, dhe ndonjëherë duke u përfshirë në argumente të ashpra me Tegnell, këtë muaj paralajmëruan një përhapje më të shpejtë të virusit, pasi shkollat u rihapën, duke u bërë thirrje autoriteteve që të forcojnë masat mbrojtëse.

“Unë mendoj se duhet të shqetësohemi gjithmonë për këtë sëmundje, sepse vazhdimisht po shkakton dëme dhe është shumë e paparashikueshme,”- tha Tegnell.

“Por që do të rikthehemi në gjendjen që kishim gjatë pranverës… ne nuk e shohim këtë,”- përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit