11.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Policia zvicerane ofron 10 mijë franga për informacion rreth vrasjes së një shqiptari më 1999

Rekomandime

Zyrtari për informim në Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri, Bled Hodobashi, ka thënë se policia e Cyrihut ka rifilluar hetimet dhe ofron 10 mijë franga për këdo që ka informacione për një vrasje që ka ndodhur në Zvicër në nëntor të vitit 99.

Hodobashi ka treguar ngjarjen, ku tha se më 3 nëntor 1999, në Schlieren, u plagos për vdekje një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, teksa shoqëruesi i tij 22-vjeçar mbeti i plagosur, po ashtu nga shteti maqedon.

- Advertisement -

Aso kohe, si i dyshimtë u identifikua një 18-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, ku për këtë ai u burgos në Itali në vitin 2000 ndërsa në 2002 u ekstradua në Zvicër.

Por, sipas Hodobashit, në mungesë të provave të mjaftueshme, procesi ndaj tij u pezullua më 2003, ndërsa ekziston dyshimi se personat e përfshirë dhe të marrë në pyetje janë kufizuar vetëdijshëm në dhënien e informatave mbi vrasësin dhe motivin e tij me qëllim që të mos e ngarkojnë veten e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit