5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Skandal në ushtrinë suedeze: Oficeri i rremë shërbeu edhe në Kosovë

Rekomandime

Në Forcat e Armatosura Suedeze për vite më radhë kishte shërbyer një oficer i rremë, karriera ushtarake e të cilit tani ishte nën hetim, nga selia e NATO’s në Belgjikë, i njëjti kishte shërbyer edhe në Kosovë

- Advertisement -

Një ushtarak suedezi, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, gënjeu rreth shkollimit të tij ushtarak, ai asnjëherë nuk e ndoqi. Ai e falsifikoj diplomën duke e përdorur firmën e një gjenerali joekzistent

“Sigurisht, nuk mirë që të ndodh kjo. Ne duhet të dërgojmë oficerët e duhur në këtë pozita dhe të sigurohemi që kemi njohuritë e duhura të personelit”, tha një hetues ushtarak.

Oficeri i rremë kishte shërbyer si kapiten në Kosovë dhe pastaj si një gjeneral në Afganistan, i cili u akuzua për sigurinë e informacionit. Për këtë, ai duhet të kishte një arsim special’, të cilin nuk e zotëronte.

- Advertisement -

Ai u caktua për të shërbyer në NATO në vitin 2013. Mashtrimi nuk u zbulua deri në vitin 2018, dhe u zbulua nga Rojet Bregdetare, që një oficer i rremë zuri një pozitë të lartë dhe kishte qasje në informacione konfidenciale.

Rojet Bregdetare pretendonin se ai ishte larguar nga puna dhe kishte njoftuar forcat e armatosura në dhjetor të citit 2018, pasi u zbulu se ai kishte gënjyer. Përkundër faktit se ushtria ishte në alarm, në vitin 2019 u zgjodh anëtar i misionit Suedez në Mali.

- Advertisement -

“Krejtësisht e pakuptueshme dhe shumë shqetësuese për bashkëpunimin midis Suedisë dhe NATO”, tha eksperti i NATO’s En-Sofia Dal.

Komandanti Mikael Biden mësoi rreth këtij rreziku të sigurisë disa ditë më parë dhe urdhëroi një hetim pse komanda nuk u përgjigj menjëherë pas pranimit të raportit.

“Gjërat si kjo nuk ndodhin, dhe tani duhet të sqarojmë gjithçka,” tha ai, duke vlerësuar situatën si serioze

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit