8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Valon Berisha: Sot do t’i tregojmë Anglisë se kush jemi bërë nga përkrahja e tyre

Rekomandime

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës Valon Berisha, ka shprehur mirënjohje për ndihmën që shteti i Anglisë i ka dhënë Kosovës gjatë luftës, por sot ai ka thënë se u duhet fitore, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Berisha ka thënë se do të jemi mirënjohës gjatë gjithë jetës ndaj Anglisë dhe se do të jemi miq, pa marrë parasysh se kush do të fitoj sonte.

“Do i jemi mirënjohës gjatë gjithë jetës Anglisë dhe do të jemi miq pa marrë parasysh se sonte kush fiton”, ka shtuar ai.

Ndërsa shkrimin e tij, të postuar në rrjetet sociale, e ka bashkangjitur me 2 fotografi, ku shihet ekipi i Kosovës paraluftës dhe ai sot, duke thënë se nuk do ta harroj të kaluarën, pasi duke e shikuar atë frymëzohet për të arritur suksese në të ardhmen, transmeton koha.net

- Advertisement -

“Fotoja e pare flet shume dhe tregon se ku kemi qenë dhe asnjëherë nuk do ta harrojmë të kaluarën pasi duke shikuar nga e kaluara, frymëzohemi për t’i arritur sukseset në të ardhmen”, thotë ai.

Ai, ka thënë se Anglinë do ta respektojmë gjatë gjithë jetës, por se “sonte do u tregojmë se çfarë kemi mundur të bëjmë dhe se kush jemi bërë nga përkrahja e tyre”.

- Advertisement -

“Kosova është një vend i vogël, por ka njerëz me zemër të madhe dhe asnjëherë nuk i harron ata që na ndihmuan të jemi këtu. Anglinë do ta respektojmë gjate gjithë jetës, por sonte do u tregojmë se çfarë kemi mundur të bëjmë dhe se kush jemi bërë nga përkrahja e tyre”, ka përfunduar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit