1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Valon Syla thotë se mërgimtarët ende mendojnë se e mbajnë Kosovën

Rekomandime

Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se mërgimtarët që vijnë në Kosovë kanë mendimin se e “mbajnë” krejt shtetin vet.

Syla tha se ndjenja e tyre është e njëjtë me kosovarët që vizitojnë bregdetin e Shqipërisë gjatë verës.

- Advertisement -

“ Është një mit. E keni parë edhe vet remitencat sa vijnë në Kosovë. Mirëpo mërgata shpenzon më shumë. Shpenzon 2 miliardë euro në vit në Kosovë. Por është edhe tjetra që nuk thuhet. Është ajo se Kosova shpenzon diku rreth 30 miliardë në vit. Pra prej 30 miliardëve vetëm 2 miliardë”, thotë ai.

“Mërgimtarët mendojnë se e mbajnë Kosovën, njëjtë sikur kosovarët që mendojnë se e mbajnë Shqipërinë”

“Është e njëjtë sikur në kosovarët që shkojnë në Shqipëri dhe dëshirojnë që krejt tu qëndrojnë gati se ne “ua mbajmë turizmin”. Por nuk është e vërtetë. I kemi parë shifrat. Shqipëria vizitohet nga miliona turista verës edhe nga shtete të tjera. Pra këta mendojnë se ne po ju japim e ju duhet të na rrini gati.”, shton ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit