1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Vampirët e ‘srpski svet’ po vijnë duke i nxjerrë dhëmbët për t’i ngulur gjithkund”

Rekomandime

Gazetari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia, Emin Azemi ka paralajmëruar Kosovën se po vijnë ‘vampirët’ e ‘srpski svet’ në Kosovë për t’i ngulur dhëmbët kudo që ndodhët një kishë serbe.

Azemi përmes një postimi në facebook, ka kritikuar ashpër kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

- Advertisement -

Sipas tij, Rama ka ndërtuar një mulli ere të quajtur “Ballkani i Hapur”.

Ai shton se, Rama nuk i ka ende të qarta këto lëvizje strategjike të Serbisë, e cila po vazhdon fushatën diplomatike kundër njohjeve të Kosovës.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

VUÇIQ: DO TA MUNDIM PRISHTINËN PËR ANËTARËSIMIN NË INTERPOL DHE UNESCO!

Kjo deklaratë e Vuçiqit vjen pas përpjekjeve donkishoteske të (S’)E di Ramës për ta ndërtuar një mulli ere i quajtur Ballkani i Hapur.

- Advertisement -

Po shihet sa të sinqerta qenkan synimet e kësaj nisme rajonale, e cila po vjen duke na e bërë më të qartë idenë e hegjemonizmit serb.

Vampirët e “srpski svet” po vijnë duke i nxjerrë dhëmbët për t’i ngulur gjithkund ku ndodhet një kishë dhe një shajkaçë serbi. Ata që dikur në Sarajevë ia vunë flakën Evropës, sot janë kamufluar në unoformat e kinse integrimit rajonal, ku sërish dominimi serb shitet si Ballkani i Hapur!

Atantatorët e dikurshëm të Sarajevës, sot janë veshur në veladonin e popave uzurpatorë në Mal të Zi dhe nesër do të mbathin çizmet e bosnjizimit të Kosovës.

Shtatori filloi me Cetinën dhe do të vazhdojë me fushatën diplomatike të Beogradit për të nxitur lobimin kundër njohjeve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Një politikan si (S’)Edi Rama që nuk i ka ende të qarta këto lëvizje strategjike të Serbisë, do ta ketë problem serioz t’i bëj vetes vend në anën e pagabuar të historisë shqiptare.

Megjithatë, (SE’)Edi Rama si duket një shtator serb në Ballkan?!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit