2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Variantet e reja të COVID-19 dhe mbyllja e mundshme, flasin Vishaj dhe Syla

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive Arben Vishaj ka thënë se nuk mund të prognozojnë për ashpërsim të masave kundër pandemisë.

- Advertisement -

Doktor Vishaj thotë se natyra e virusit korona është e tillë që ka mundësi të transformohet që të pësojë mutacione të shumta dhe për këtë arsye aplikimi i masave është i nevojshëm.

Megjithatë, ai theksoi se janë në dispozicion 20 shtretër në mjekimin intensiv duke shtuar se kanë kapacitete prej 98 të tjerë. Vishaj potencon se janë të gatshëm që të menaxhojnë çdo lloj të variantit të Covid-19.

“Ne nuk mund të prognozojmë mbyllje të tjera. Natyra e virusit Corona duket se është e tillë që ka mundësi të transformohet që të pësojë mutacione të shumta dhe për këtë arsye aplikimi i masave kundër epidemike është e nevojshme që të aplikohen kundër epidemike me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit. Jo vetëm gratë, por edhe burrat duhet të vaksinohen mbi 16 vjeç”, tha Vishaj për EO.

- Advertisement -

“Pa dallim gjinie duhet të vaksinohen të gjithë sepse vaksina duket që është arma më e fortë për të parandaluar virusin e cila sëmundje po shkakton probleme të mëdha me numër të madh të vdekjeve të moshave të reja dhe te moshat e shtyra. Klinika Infektive i ka ata shtretër që ka pasur prej fillimit. 20 shtretër janë shndërruar në mjekimin intensiv. Dhe kemi një kapacitet prej 98 shtretër për trajtimin e pacientëve”, shtoi ai.

“Barna kemi mjaftueshëm. Ajo çka është e rëndësishme është oksigjeni dhe kemi pasur tërë kohën. Ne jemi të gatshëm për çdo lloj varianti. Tani jemi në fazën kur kemi përgjysmim të hospitalizuarve dhe jemi duke e përcjell me dinamikë situatën”, tha Vishaj.

- Advertisement -

Ndërsa, kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë Blerim Syla, ka bërë apel që t’i jepet prioritet vaksinimit grave shtatzëna.

“Iu bëjë apel të vaksinohen të gjitha. Dhe poashtu i bëjë apel komiteti për vaksinim që t’iu jepet prioritet grave shtatzëna. Ato duhet me qenë prioritet sepse kemi të bëjmë me dy jetëra. Pasojat anti-Covid ende nuk dihen po do të kenë ato që nuk marrin vaksinat”, tha Syla për EO.

Sipas tij, virusi po përhapet shumë shpejt te fëmijët, duke prekur edhe veshkën, mëlçinë dhe zemrën.

Ai theksoi se para fillimit të vitit shkollor duhet të bëhet edhe vaksinimi i fëmijëve të moshës 12 vjeç. Përveç variantit Mu, Syla tha se do të ketë edhe variante të tjera.

“Te fëmijët është ka shihet që po përhapet shumë më shpejt mirëpo edhe te të rriturit. Virusi e prek edhen veshkën edhe mëlçinë edhe zemrën edhe sistemin nervor qendror. Nëse shteti ka mundësi le të marrin vaksinat dhe të bëhet vaksinimi”, shtoi ai.

“Do të fillojë shkolla dhe mirë është për të filluar vaksinimi i fëmijëve për moshën 12 vjeç, të hapen më shumë qendra vaksinimi. Nuk është i fundit ky variant do të ketë edhe të tjerë. Andaj duhet të përgatitemi edhe për këtë variant”, përfundoi Syla./Ekonomiaonline

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit