Vasfije Krasniqi, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së ka uruar Vjosa Osmanin për detyrën e re.
Ajo ka thënë se 22 vite të mbushura me plotë histori, madje atëbotë sikur po shuhej kombi i tërë, ajo ishte koha që përcaktoi historinë tonë në vijim.
“Por, sot, gjithçka është ndryshe, sot jam pranë dhe me Presidenten, gruan më të fuqishme shqiptare”, ka shkruar ajo.
Urimi i plotë i Krasniqit:
Po, pra Presidente!
Prill 1999, 22 vite të mbushura me plotë histori, madje atëbotë sikur po shuhej kombi i tërë, ajo ishte koha që përcaktoi historinë tonë në vijim, por padyshim ato ishin ditët më të rënda për vendin tonë.
Por, sot, gjithçka është ndryshe, sot jam pranë dhe me Presidenten, gruan më të fuqishme shqiptare!
Krenare me Presidenten dhe vendin tim.
Zonja Presidente shëndet e suksese!
🤜🏼🤛🏼