7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Anglia mbrëmë na vështirësoi punët, por Kosova kështu mund të kualifikohet në EURO 2020

Rekomandime

Fitorja e Çekisë në Pragë kundër Anglisë ia ka vështirësuar punët Kosovës në kualifikimin për Euro 2020, por asgjë nuk është e pamundur.

- Advertisement -

Kosova kualifikimin për Euro 2020 mund ta arrijë në disa mënyra.

Fillimisht, ‘Dardanët’ kanë nevojë për tri paraqitje të jashtëzakonshme, duke arritur tri fitore në tri ‘finalet’ e mbetura, kur Malit të Zi dhe Anglisë në ‘Fadil Vokrri’, dhe kundër Çekisë në Pragë.

Për t’u kualifikuar matematikisht në këto tri ndeshje na duhen pikët të plota, pra 9 pikë.

- Advertisement -

Por ekziston edhe mundësia tjetër, Kosova ta mposht Malin e Zi, të barazoj ndaj Çekisë dhe ta mposht Anglinë apo t’i mposhtë Malin e Zi dhe Çekinë dhe të barazoj ndaj Anglisë, pra t’i siguroj 7 pikë në këto tri ndeshje.

Nëse nuk arrin edhe përmes kësaj rruge, mundësia e fundit e Kosovës mbetet nëpërmjet Ligës së Kombeve në marsin e vitit 2020, ku fillimisht takohet me Maqedoninë, dhe në rast fitoreje, në finale do të ndeshjes me fituesin e sfidës Bjellorusi – Gjeorgji.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit