Ka bërë bujë një Like i profilit të Papës në një foto të një modeleje ‘hot’. Profili zyrtar i Papës në Instagram kishte pëlqyer një foto +16 të Natalia Garibotto.
Vatikani zyrtar ka njoftuar se është hapur hetim rreth këtij pëlqimi.
Madje, në njoftim thuhet se i është dërguar hetim Instagramit se si ka ndodhur ky pëlqim në foto.
Vatikani ka njoftuar se profili zyrtar i Papës në Instagram drejtohet nga një ekip prej disa personash dhe dikush nga ta mund të ketë bërë gabimin.
Papa Françesku ndiqet nga 7.4 milionë njerëz në Instagram.