22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

100 mijë € për kokën e Albin Kurtin, Gjykata merr vendim për mërgimtarin që e kishte kërcënuar kryeministrin

Rekomandime

Organet e drejtësisë kanë marrë vendim rreth mërgimtarit, Kujtim Kurti i cili kishte kërcënuar përmes një postimi në Facebook kryeministrin, Albin Kurti.

“100 mi kush vr et Albin Kurti!!”, kishte shkruar në llogarinë e tij në Facebook Kujtim Kurti nga Prizreni.

- Advertisement -

Ky i fundit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë mbyllur hetimet ndaj tij.

Ai ka bërë një urdhër ndëshkimor nga Gjykata Gjermane.

- Advertisement -

Postim i plotë:

Miq të dashur!

- Advertisement -

“Siq e dini edhe ju, unë kam pas një rast penal ku është pandehur se kam kërcënuar Kryemistrin në Kosovë. Për këtë rast jam njoftuar se janë mbyllur hetimet ndaj meje,me që kam marrë një urdhër ndëshkimor nga Gjykata Gjermane të cilin edhe e kam paguar!

Për këtë sukses, i falenderojë Institucionet Gjermane , e po ashtu edhe ato në Kosovë, si dhe një falënderim i veçantë i takon edhe avokatit tim z.Muhamet Mujaj i cili me guxim, korrektësi dhe profesionalizëm arritëm së bashku deri në këtë sukses.

Këtë e dëshmon edhe çertifikata e nxjerrur së fundi në Gjykatën Themelore në Prizren ku dëshmon se jam në rregull me Drejtësinë”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit