1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vazhdojnë humbjet për ushtrinë ruse, dy kolonelë dhe dy nënkolonelë të vdekur

Rekomandime

Ushtria ruse nuk ndalet së numëruari viktima në frontin e Iuftës me Ukrainën.

Kjo pasi siç u bë e ditur të premten, varrimi i kolonelit Aleksandër Bespalov u bë në rajonin e Ozerskut.

- Advertisement -

Sipas një deklarate lokale, Bespalov u eleminua në Ukrainë gjatë një “operacioni special ushtarak”.

Në të njëjtin njoftim theksohet se koloneli ka qenë komandant i Regjimentit të 59-të.

Ndërkohë në foton e kolonelit të vdekur, shihet ai ka të varur në gjoks dy radhë medaljesh.

- Advertisement -

Vihet re se Ozersk është një qytet i mbyllur rus i koduar me emrin City 40.

- Advertisement -

Në fakt, është qyteti ku lindi programi bërthamor sovjetik pas Iuftës së Dytë Botërore.

Disa ditë më parë, më 30 mars, autoritetet ukrainase njoftuan vdekjen e një koloneli tjetër.

Ishte Dennis Kurilo, komandanti i Brigadës së 200-të , i cili u eleminua gjatë një beteje në Kharkov.

Në të njëjtën ditë u mbajt edhe varrimi i nënkolonelit Dmitry Dormidodov, i cili u eleminua më 20 mars pas një sulmi me raketa.

Një tjetër viktimë ruse ishte nënkoloneli Igor Zakharov, i cili u varros në qytetin e Kirzakh.

Në fakt, Zakharov u nderua pas vdekjes me Medaljen e Guximit nga Presidenti rus Vladimir Putin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit