Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në tri lokacione.
Siç është bërë e ditur, operacioni po zhvillohet në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.
Përpos kësaj, bastisje nga Policia e Kosovës janë duke u kryer edhe tek Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës bashkë me përfaqësues të Prokurorisë janë duke qëndruar në objektin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ku po kryhet bastisje.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka njoftuar se ky aksion është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, për ndërtimet në Brezovicë.
Policia e Kosovës javë më parë kreu një aksion në Shtërpcë për ndërtime pa leje dhe korrupsion, ku u arrestuan 10 persona, në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.