12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vazhdon katastrofa në Gjermani: Shpërthen diga e lumit, rritet numri i viktimave

Rekomandime

Diga e lumit Ruhr në Gjermani është dëmtuar nën vazhdën e përmbytjeve katastrofike në Gjermaninë Perëndimore dhe Belgjikë. Numri i viktimave është rritur në 168.

Siç raporton mediumi gjerman ‘Deutsche Welle’, ky nuk mund të jetë bilanci përfundimtar i tragjedisë, pasi që në të dyja vende ende ka persona të listuar si të zhdukur, përcjell Kosova ime.

- Advertisement -

Dëmtimi i digës së lumit Ruhr kërcënon përmbytje tjera, derisa siç thotë mediumi, si pasojë cenohet edhe pjesa jugore e Gjermanisë.

Një numër i madh njerëzish janë regjistruar si të zhdukur, derisa ekipet e shpëtimit po gjejnë vazhdimisht të vdekur në bodrumet e shtëpive.

Të premten, 1,300 njerëz u raportuan të zhdukur, por zyrtarët e policisë thonë se numri është duke u zvogëluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit