Ora policore nga qytetarët e Kosovës po vazhdon të mos respektohet dhe të shkelin rregullat e vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 76 persona dhe ka hapur 46 raste në disa nga qytetet e Kosovës.
Numri i personave me më së shumti arrestime është në pikat kufitare të Kosovës, pastaj vijnë qytetet si Gjakova, Gjilani, Prishtina dhe Peja.
Kujtojmë se ora policore e vendosur nga Qeveria Kurti ka rezultuar si vendim antikushtetuese, kjo masë parasheh kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 17:00 deri në 06:00 të mëngjesit.//gazetametro.net