Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe 1 viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 20 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Ndërsa, 19 persona janë shëruar nga ky virus.
Kështu thuhet në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.
Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 107 mijë e 693 persona pozitiv me këtë virus.
Ndërsa, 2 mijë e 254 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.