1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Vdekja e fotografit kosovar, ndizen qirinj në Prishtinë

Rekomandime

Mbrëmë ka ndërruar jetë fotografi i njohur nga Kosova, Meddy Huduti. Lajmin e bëri të ditur nëna e tij, Igballe Huduti, e cila ka shkruar në Facebook se ai ndërroi jetë pas infektimit me Covid-19.

Fotografi është vlerësuar lartë nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij për punën profesionale, ndërsa në kujtim të tij, një grup i shoqërisë së të ndjerit, janë mbledhur në Prishtinë dhe kanë ndezur qirinj.

- Advertisement -

Policia ka dal me një deklaratë me anë të raportit 24-orësh.

- Advertisement -

Fotografi është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Hetim mbi vdekjen-Rr. Agim Çavdërbasha, Prishtinë 05.10.2021-19:10. Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e vktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit