11.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Vdekja e gazetarit e ish-deputetit, kryeministri ngushëllon familjen

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit, gazetarit, poetit e kritikut letrat, Ramadan Musliu.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e Musliut.

- Advertisement -

“Jam thellësisht i tronditur nga kumti i zi i shkuarjes në amshim të poetit, kritikut letrar e publicistit tonë Ramadan Musliu. Përveç veprimtarisë krijuese e studimore, Ramadan Musliu dha ndihmesë të dallueshme edhe në fushën e informimit dhe të politikës, një herë si deputet i Kuvendit të Kosovës, e pastaj si këshilltar i ministrit të Kulturës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe lexuesve të tij të shumtë”, tha kryeministri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit