1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vdes 23 vjeçarja në Drenas, familjarët fajësojnë vaksinën antiCOVID-19 që e mori tri ditë më herët

Rekomandime

Një 23 vjeçare në Drenas ka ndërruar jetë, por familjarët e saj thonë se vdekja ndodhi tri ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

- Advertisement -

Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas ende nuk ka folur për rastin.

Drejtori i QKMF-së në fjalë, Ismet Bogiqi, konfirmoi për Telegrafin se vajza ishte vaksinuar më datën 13 shtator me procedurë të rregullt.

- Advertisement -

“Vajza është vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit