Infektologu Valbon Krasniqi flet për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19

0
100

Infektologu Valbon Krasniqi vazhdon të jetë optimist rreth Covid-19. Thotë se duhet respektuar distanca sociale dhe maskat në mënyrë që të mos përhapet infeksioni pasi sipas tij, mbyllja nuk është opsion i përhershëm.

“Ne ishim duke shkuar drejt fundit të pandemisë dhe e kishim menaxhuar mjaft mirë. Deri në javën e dytë të muajit maj ishim duke shkuar drejt fundit të pandemisë në kuptimin që arritëm të zbresim numrin e rasteve aktive nën 200 raste aktive. Ishte duke u menaxhuar mjaft mirë”, tha Krasniqi në RTK.

“Absolutisht ne s’mund të mbyllemi përgjithmonë dhe s’mund ta vazhdojmë jetën të mbyllur por megjithatë duhet të kemi kujdes t’i respektojmë masat të cilat secili prej nesh mund t’i respektojë. Ky numër i rritur i rasteve të reja dy-tre ditët e fundit është pasojë e sjelljeve tona gjatë javëve të fundit të muajit maj. Si duket pat një eufori dhe një relaksim i shtuar të popullatës”, theksoi Krasniqi.
“Do të vazhdoj të jem optimist. Ky infeksion megjithatë në shumicën e rasteve kalon në forma të lehta”, tha ai.

Ai ka kritika për mos respektimin e rekomandimeve të IKSHPK’së por nuk preferon ndëshkimet.

“Ne jemi një popullatë e civilizuar dhe duhet të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve’, thotë ai.

Ai ka kritika për mos respektimin e rekomandimeve të IKSHPK’së por nuk preferon ndëshkimet.

“Ne jemi një popullatë e civilizuar dhe duhet të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve’, thotë ai.

Thotë se të gjithë ata që kanë simptome ose e dinë që kanë pasur kontakt me dikë të infektuar duhet të lajmërohen te mjeku.
“Mos e fshihni sëmundjen. Çdo fshehje e simptomave, çdo fshehje e kontaktit me të infektuar ndikon në zgjatjen e pandemisë”, thotë Krasniqi.