10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vdes doktori i njohur 40-vjeçar nga Klina në një aksident trafiku

Rekomandime

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Balincë të Malishevës, ku nga plagët e marra ka vdekur doktori Gjon Gjidoda.

- Advertisement -

Rastin për Insajderi e ka konfirmuar, shefi i trafikut për Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vet aksident në fshatin Balincë të komunës së Malishevës, ku si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë, viktima me inicialet GJ.GJ, në një kthesë të rrugës është rrokullisur me veturë dhe ka goditur murin afër një dyqani. Viktima është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia po merret me rastin”, ka thënë Sahatqija për Insajderin.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët e shoqëria e tij, ku janë shprehur të mërzitur për rastin e ndodhur.

- Advertisement -

Ndryshe rruga Kijevë-Malishevë është njëra ndër rrugët ku ndodhin aksidente më së shumti dhe shpesh ka aksidente me fatalitet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit