Sot ka vdekur gazetarja e njohur, Violeta Rexhepagiqi.
Violeta ka dhënë kontribut të madh në fushën e gazetarisë dhe informimit tek populli shqiptar për ngjarjet, torturat dhe burgosjet që kanë ndodhur në Kosovën e para luftës.
Violeta po ashtu është e njohur nga paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqëson për dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.
Violeta me vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte korrespodente në TV Sky News.