1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Vdes gjenerali serb që e nëshkroi kapitullimin e Jugosllavisë në Kumanovë

Rekomandime

Ka vdekur në moshën 77 vjeçare gjenerali i ushtrisë jugosllave, Svetozar Marjanoviq, që kishte nënshkruar Marrëveshjen e Kumanovës për t’i dhënë fund fushatës 78 ditore së bombardimeve të NATO-së dhe luftës në Kosovë, shkruan N1.

Nën Marrëveshjen e Kumanovës e cila ishte edhe marrëveshja që kapitulloi Jugosllavinë, ushtria jugosllave dhe policia serbe janë tërhequr nga Kosova, duke lejuar kështu vendosjen e trupave të NATO-së në Kosovë, dhe më pas edhe kthimin e mijëra shqiptarëve të Kosovës të cilët ishin dëbuar me dhunë.

- Advertisement -

Marrëveshja e Kumanovës kishte ardhur pas pesë ditësh negocimi. Rezultati i kësaj Marrëveshje ishte bërë publik nga gjenerali britanik, Michael Jackson, i ndjekur edhe nga gjenerali jugsollav Marjanoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit