7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Burgosja e bujshme për “tradhëti në Kremlin

Rekomandime

Shefi i shkarkuar së fundmi i Drejtorisë së 5-të të Shërbimit Informativ rus FSB, gjeneral koloneli Sergei Beseda, u transferua nga arresti shtëpiak në burgun hetimor më famëkeq të Moskës, në Lefortovo, shkroi gazetari investigativ rus më i famshëm Andrei Soldatov në llogarinë e tij në Twitter.

- Advertisement -

Andrei Soldatov thotë se ky ish-zyrtar i lartë i shërbimit sekret të Putinit (kujtojmë se në fund të viteve

1990, përpara se të emërohej pasardhës i Jelcinit, Putin ishte kreu i FSB-së, pasardhësi i KGB-së famëkeqe) po mbahet aty nga Departamenti Kryesor i Hetimit Ushtarak i Komitetit Hetimor të Rusisë, pasi dyshohet se është një bashkëpunëtor i CIA-s që informoi amerikanët për planet ushtarake dhe inteligjente ruse për të sulmuar Ukrainën.

Ishte Administrata e 5-të dhe Beseda që po përgatitnin inteligjencën për ndërhyrjen në Ukrainë. Kur plani për sukses të shpejtë ushtarak dështoi, Putini filloi një përballje me komunitetin e inteligjencës dhe

- Advertisement -

udhëheqjen ushtarake. Madje ka spekulime se dhe ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu mund të bjerë viktimë e spastrimit. Në Moskë po përhapen thashethemet se Putin po e fajëson atë për dështimin e Blitzkrieg-it të planifikuar në Ukrainë.

Në ndjekjen e fajtorëve i pari ra Sergej Beseda. Kur Beseda u vendos në arrest shtëpiak, Andrej Soldatov tha se kjo ishte bërë kryesisht për shkak të informacionit të rremë për situatën politike dhe të sigurisë në Ukrainë, në bazë të së cilës ishin bërë planet për sulmin, por edhe nga abuzimi me fondet shumëmilionëshe të destinuara për rrjetin e inteligjencës në Ukrainë.

- Advertisement -

Pyetja është nëse Putini e ka më të lehtë ta akuzojë Besedën për spiunazh në favor të CIA-s sesa për punë inteligjente të kryera keq, prandaj “operacioni i tij ushtarak” në Ukrainë ngeci?! Kujtohet se Vladimir Putin dërgoi Sergei Beseda-n në Kiev gjatë “Maidanit” të Ukrainës në vitin 2014 për të ndihmuar presidentin e atëhershëm Viktor Janukoviç të qëndronte në pushtet dhe të përpiqej të kthente tendencat properëndimore të Ukrainës në favor të Rusisë. Ai dështoi, por arriti të ruajë pozicionin e tij dhe besimin e Putinit.

Burgu famëkeq

Bashkë me Beseda-n u arrestua edhe zëvendësi i tij Anatolij Boljuha, për fatin e të cilit dihet pak. Nëse kjo do të jetë e vërtetë, do të ishte një goditje e madhe për Vladimir Putinin, por edhe për reputacionin e shërbimit të tij sekret, sepse Beseda ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Putinit, përfshirë një mik, të cilin ai e solli në Moskë nga Shën Petersburg dhe e emëroi në krye të një detyre shumë të rëndësishme.

Sergei Beseda është dhe shumë i afërt me miqtë më të ngushtë të Putinit, vëllezërit Rothenberg dhe bankierin Konstantin Goloshchapov, të cilin mediat vendase e quajnë “masazhisti i Putinit”.

Burgu Lefort është një nga vendet më famëkeqe në Moskë – ai u ndërtua në 1881 dhe momentet e tij më të errëta u përjetuan gjatë represionit të Stalinit në vitet 1930 dhe 1940, kur qindra mijëra të burgosur politikë kaluan nëpër të. shumë prej të cilëve u vranë aty.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit