6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vdes mërgimtari 36-vjeçar pas aksidentit me motoçikletë, gruaja e tij në gjendje kritike

Rekomandime

Kreshnik Cermjani, 36-vjeçar nga Kosova, ka vdekur pasi u aksidentua me një SUV derisa ishte me motoçikletë me gruan e tij, Ermirën. Kjo e fundit është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në spital. Ngjarja ka ndodhur në Calgary të Kanadasë.

- Advertisement -

Siç bëjnë të ditur mediet kanadeze, policia njoftoi se çifti po ktheheshin nga darka për në shtëpi. Mediet tutje bëjnë me dije se i ndjeri kishte tre fëmijë në moshën 11, 14 dhe 16-vjeçare, përcjell Gazeta Express.

Vëllai i tij, Debatik Cermjani, po qëndronte me nipat dhe mbesën e tij kur mori vesh lajmin e kobshëm.

“Ai (djali i madh) ishte mjaft të afërt me babain. Ai pyeste se kush do të kujdeset për ne? Ai bëri gjithçka për ne”, deklaroi ai, teksa po fliste për djalin e madh të vëllait.

- Advertisement -

Dy vëllezërit punonin në Kanadë si bojaxhi. Që të dy dolën në Calgary të Kanadasë 15 vite më parë nga Kosova për një jetë më të mirë.

“Niku (Kreshniku) ishte një njeri energjetik dhe punëtor i madh”, deklaroi Ilir Kuqi, president i Shoqatës së Shqiptarëve në Kanadë të Calgary.

- Advertisement -

“Çdokush në komunitet e donte Nikun. Niku ishte një djalë i mirë. Ai u ofronte mbështetje komunitetit kur kishin nevojë, ishte çdoherë i gatshëm të ndihmonte”, deklaroi tutje ai.

Vëllai i Cërnjanit, i cili ka katër fëmijë, është zotuar se do t’i marrë në mbikëqyrje edhe tre fëmijët e të ndjerit. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit