Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se sot i ka vdekur vëllau.
Aliu ka bërë të ditur se vëllau i tij varroset sot, por për arsye te pamdemisë do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë i familjes.
Postimi i Aliut:
Sot, u nda nga ne vëllai im i dashur Shkelzen Aliu.
Matematicien i zoti dhe inxhinier i palodhshëm. I qetë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.
Na e përloti syrin por na la dhe kujtime te mira.
Ndonëse varrimi bëhet sot, për arsye te pamdemisë njoftojmë se do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë i familjes.
Pusho i qetë Xeni!