7.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vdes nga koronavirusi profesori i njohur kosovar në moshën 55 vjeçare

Rekomandime

Bujar Bajqinovci, profesor i arkitekturës, ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta.

“Kushdo që e ka njohur Bujarin – kurdoherë dhe ne çfarëdo rrethane – e mban mend si nje personalitet krejtësisht të veçantë, një djalosh e burr jashtëzakonisht të përkushtuar per pushtimin e dijeve te reja, nje Profesor të mrekullueshem Arkitekture, nje Intelektual shumëdimensional, dhe gjithsesi – nje Rocker tē pasionuar të muzikës, artit dhe t’bukurës..!”, ka shkruar Meta.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Covid19 na paska nda nga Bujar Bajqinovci – profa i Arkitekturës të cilin e kisha mik e shok gjenerate, me t’cilin kishim bërë bashkë shkollën fillore Hasan Prishtina!

– Kushdo që e ka njohur Bujarin – kurdoherë dhe ne çfarëdo rrethane – e mban mend si nje personalitet krejtësisht të veçantë, një djalosh e burr jashtëzakonisht të përkushtuar per pushtimin e dijeve te reja, nje Profesor të mrekullueshem Arkitekture, nje Intelektual shumëdimensional, dhe gjithsesi – nje Rocker tē pasionuar të muzikës, artit dhe t’bukurës..!

- Advertisement -

Mallkue qofsh Covid19 – t’hupt, dhe tu thaft fara!

Bujar i dashur, mireupafshim në paqen e përbotshme dhe të përjetshme – por na paske lane shume, shume heret mik i dashur.
Shumë heret!.

Atë e kanë përkuntuar edhe deputetët Eliza Hoxha nga PDK dhe Mefail Bajçinovci nga VV, që e kishte edhe kushëri.


-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit