Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Zajm të komunës së Klinës.
Një veturë ka goditur një motoçikletë më ç’rast një 18 vjeçar ka humbur jetën, shkruan Indeksonline.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë Xhevat Ibraj.
“Në orët e vona ka ndodh një aksident në magjistale Pejë- Prishtinë, në fshatin Zajm të komunës së klinës.
Aksidenti fatkeqësisht ka qenë fatal dhe ka ndodh mes një mjeti JEEP dhe një motoçiklete. Viktima ka qenë ngasës i motoçikleës.
I njejëti në shenja jetë është nisur për në spitalin e Pejës por ka arritur pa shenja jete. Viktima ka qenë i lindur më 2001”, ka thënë ai.
Ibraj për Indeksonline ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes.
Indeksonline mëson se viktima është G.Z