18.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Vdes personi i parë nga koronavirusi në Kosovë

Rekomandime

Sot ka ndërruar jetë 86 vjeçari i  infektuarit me koronavirus nga fshati Dumnicë i Podujevës. I njëjti ka qenë babi i personit të parë të konfirmuar nga koronavirusi në rajonin e Podujevës.

- Advertisement -

86 vjeçari ka pasur edhe sëmundje tjera por njëkohësishtë ka qenë i prekur edhe me koronavirus, dhe i shtruar në Klinikën Infektive në QKUK.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij, djali i tij përmes një postimit në Facebook, ka shkruar se babi i tij sot ka ndërruar jetë dhe se ceremonia mortore do të bëhet vetë me rrethin e ngushtë.

Nga e njëjta familje kanë qenë të prekur babai, djali dhe vajza.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit